Janë kompletuar skuadrat çerekfinaliste në Kupën e Kosovës.
Këtë edicion në çerekfinale do të marrin pjesë vetëm shtatë skuadra kosovare.
Llapi arriti ta eliminojë kampionin në fuqi të Kosovës, Trepçën ’89 duke e mposhtur në ‘Riza Lushta’ 0-2.
Fitore të lehtë ka shënuar edhe Prishtina që ka mposhtur rivalin lokal Kosovën e Prishtinës 5-0.
Tutje kanë kaluar edhe dy skuadrat gjilanase Drita dhe Gjilani që triumfuan si mysafir me rezultat të ngjashëm 0-1 ndaj Istogut respektivisht Ballkanit.
Dy skuadrat me ngjyrat kuq e zi, Vëllaznimi dhe Drenica gjithashtu kanë siguruar një biletë për çerekfinale.
Ndërkohë skuadra e vetme nga Liga e Parë që është ende në garë është Vushtrria që eliminoi Lirinë e Prizrenit pas penalltive.
Tërheqja e shortit për ndeshjet çerekfinale do të bëhet nesër (e premte) nga ora 14:00 në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Njëra nga shtatë skuadrat e lartpërmendura do të ketë pushim dhe do të kaloj drejt në gjysmëfinale. /Telegrafi/