Site icon Telegrafi

Nesër hedhet shorti për renditjen e 91 subjekteve për zgjedhjet lokale (Video)

Foto: Ilustrim/Arkiv

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se nesër do të hedhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet lokale. Gjithsej janë 91 subjekte të cilat do të garojnë në zgjedhjet lokale.

“Në afatin e paraparë është përmbyllur periudha e aplikimit, për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Gjatë kësaj periudhe kemi pranuar 11,813 aplikacione për regjistrim. Shumica prej tyre kanë ardhur përmes ndonjërës nga tri email-adresat e shërbimit votues. Prej tyre janë aprovuar 10,475 aplikacione, kurse janë refuzuar 1,338 të tjera”, ka thënë Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, raporton RTK.

Një fazë tjetër e procesit zgjedhor është edhe mundësia për të ndërruar Qendrën e Votimit, vetëm brenda të njëjtës komunë. Kjo periudhë do të përmbyllet me datë 12 shtator.

“Në mes të muajit shtator pritet të certifikohet lista përfundimtare e votuesve për këto zgjedhje. Pra, do ta dimë saktë se sa është numri i votuesve. Tani për tani kemi të dhënat e listës preliminare që përmban 1,900,669 emra të votuesve, me një rritje prej 15 mijë votues në krahasim me zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit”, shtoi Elezi.

Në mesin e 91 subjekteve garuese janë 35 parti politike; një koalicion; 30 iniciativa qytetare; dhe 25 kandidatë të pavarur (për kryetar komune apo për kuvende komunale në komuna të ndryshme).

Exit mobile version