Site icon Telegrafi

Nesër hapet panairi për rajonin e veriut

Panairi Veror i Ndërmarrësisë për rajonin veri do të hapet nesër në qendrën e qytetit të Vushtrrisë, ku fermerët vendorë do të promovojnë produktet e tyre.

Sipas organizatorëve, panairi Veror i Ndërmarrësisë me sloganin: “Rajoni Veri: Vendi i diversitetit kulturor dhe shumëllojshmërisë së produkteve” është një ngjarje dy-ditore e dizajnuar si një mundësi për fermerët vendorë të promovojnë produktet e tyre, përderisa për komunat respektive një mundësi për të promovuar imazhin e tyre si një rajon i dalluar me traditë dhe kulturë në ndërmarrësisë.

Gjithashtu, Panairi zyrtarisht do të hapë Ditët e Diasporës në komunën e Vushtrrisë. Ky aktivitet organizohet nga Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal (ARDA), që financohet nga BE, në bashkëpunim me komunat e rajonit ekonomik Veri. Në vijim të ftesës (bashkëngjitur me këtë e-porosi) mund të gjeni programin e ngjarjes. /Telegrafi/

Exit mobile version