Telegrafi

Nesër hapet panairi “EXPOKOS 2011”

Panairi organizohet nga CEO prej 18 deri më 21 maj në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Në panairin ˝EXPOKOS 2011˝ përveç prezantimit individual të qindra kompanive, do të marrin pjesë emra të njohur të firmave nga Sllovenia ,Kroacia, Turqia, Bosnja e Hercegovina, Greqia, Lugina e Preshevës si dhe nga Kosova.

Pjesëmarrës me stendat e tyre do të jenë edhe Agjencioni për Promovimin e Investimeve të Huaja në Kosovë (APIK) dhe Komisioni Italian i Tregtisë.

Sipas organizatorëve, në panairin ˝EXPOKOS 2011˝ do të prezantohen produkte të shumëllojshme nga teknologjia e avancuar nga prodhuesit më të njohur ndërkombëtar të fushës së ndërtimit, energjetikës, makinerisë dhe përpunimit të drurit. /Telegrafi/