Prej ditës së nesërme, me fillim nga ora 09:00, kopshti zoologjik i Shkupit do të rihapet sërish. Për shkak të situatës me Covid-19, do të ketë protokoll të ri për lëvizje.
Vizitorët do të duhet të mbajnë maskë ose shall dhe do të duhet të presin radhë në distancë prej 1.5 m.
Ndalohet rreptësisht ushqyerja e kafshëve dhe afrimi me kafshët.
Mbeturinat duhet të hidhen në koshat e plehrave.
Do të jenë jashtë përdorimit lojërat për fëmijë.
Nga Kopshti Zoologjik i Shkupit informojnë se numri i vizitorëve do të jetë i kufizuar, në mënyrë që të mos krijohen turma.