Gjykata e Lartë e Maqedonisë do të mbajë nesër seancën e radhës ku do të diskutojë për 17 parashtresat e gjykatësve të Gjykatës themelore Shkupi 1, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këto parashtresat kanë të bëjnë me shpërndarjen e re të gjykatësve sipas propozimit të ushtruesit të detyrës, kryetar i gjykatës, Stojançe Ribarev.
Siç bëjnë të ditur nga Gjykata e Lartë, nesër do të diskutohet edhe për kërkesën e PSP-së për tërheqjen e kryetarit Jovo Vangellovski nga lënda që ka të bëjë me paraburgimin e afaristit, Sead Koçan, nën dyshimin se Vangellovski nuk do të jetë i paanshëm.
Seanca është e mbyllur për publikun, ndërkaq informacione do të jepen pas përfundimit të saj./Telegrafi/