Nesër në Kuvend do të dorëzohen propozim-ligjet për vazhdimin e afatit për ngritjen e aktaakuzave nga ana e PSP-së dhe ndryshime në ligjin për mbrojtje të dëshmitarëve, pohoi për TV24, koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Tomisllav Tuntev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Tanimë është e qartë që nuk do të vazhdohet mandati i PSP-së për aktakuza, pasi për këtë duhen dy të tretat e deputetëve në Kuvend, vota që qeveria nuk mund t’i sigurojë pa deputetët e OBRM-PDUKM-së.
Nga partia e Gruevskit disa herë kanë theksuar se nuk kanë ndërmend të votojnë për një ligj të tillë.
PSP-ja sot nuk ngriti asnjë aktakuzë, ndërsa mandati i skadon të premten./Telegrafi/