Site icon Telegrafi

Nesër forumi më i madh ekonomik kosovaro-austriak

Presidenti i Republikës së Austrisë, Heinz Fischer së bashku me përfaqësuesit e 25 top bizneseve nga Austria më 28 dhe 29 tetor në Kosovë do të qëndroj në Prishtinë dhe përveç takimeve në nivelin politik do të merr pjesë edhe në takimet e komunitetit të biznesit nga Austria dhe Kosova.

Ne realizimin e kësaj pjesë të vizitës kontribut të çmueshëm ka dhënë edhe Oda Ekonomike e Kosovës si partnere e respektuar e Odës Federale Ekonomike të Austrisë dhe Zyrës Tregtare pranë Ambasadës së Austrisë në Kosovë.

Në kuadër të vizitës së presidentit Fischer në Hotel Swiss Diamond Prishtine prej orës 14-17.00 do të mbahet B2B takimi në mes të firmave austriake dhe atyre Kosovare.

Më 29 tetor mbahet Forumi më i madhe ekonomik i dy vendeve në të cilin marrin pjesë edhe presidentet e dy vendeve Atifete Jahjaga dhe Heinz Fischer, ministrat e financave dhe tregtisë e industrisë të Kosovës dhe kryetaret e Odave Ekonomike të Kosovës dhe Austrisë.

Ndryshe duhet theksuar së Republika e Austrisë ka dhënë përkrahje dhe ndihmë konkrete Republikës së Kosovës në tv gjitha etapat e zhvillimit të vendit, si në periudhën e shtet ndërtimit ashtu edhe në lëmine ekonomike dhe në atë të arsimit.

Ndryshe OEK-u ka bashkëpunimin shumë të mirë me Ambasadën e Austrisë në Prishtinë dhe Zyrën Tregtare të kësaj Ambasade dhe kanë bashkëpunim konkret në rritjen e konkurenshmërisë së ndërmarrjeve kosovare, në aftësimin profesional dhe në lëmit tjera.

E veçanta e këtij Forumi shumë të rëndësishëm ekonomik është edhe fakti se po ndodh një ditë pas nënshkrimit të MSA-së si marrëveshje e parë kontraktuale në mes të Kosovës dhe UE-së dhe forumi është edhe në dëshmi e përkrahjes së pa rezervë të Austrisë proceseve integrative dhe ekonomike të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version