Site icon Telegrafi

Nesër fjalët përfundimtare për vrasjen e Almirit

Lënda për vogëlushin Almir Aliu nuk guxon të tjetërsohet nga Prokuroria dhe i dyshuari kryesor Boban Iliç duhet të marrë dënimin maksimal për vrasje. Kështu vlerëson juristi Osman Kadriu, duke komentuar shqetësimin e palës mbrojtëse se prokurorja e lëndës tenton të rikualifikojë veprën.

“Akt gjykimi këtu do të jetë gjykues nuk ka asnjë element që të mund të miratohet akt gjykim lirues është çështje e e fakteve se cilët do të jetë lloji i sanksionit apo lartësia e sankisonit dhe për atë nuk mund të prononcohemi atë e ka gjykata e cila në matjen dënimit do ti vlerëson të gjitha rrethanat ngarkuese dhe lehtësuese kjo është për këtë akt akuzë dhe për këtë vepër”, tha për Alsat-M, Osman Kadriu.

Akuzën e Prokurorisë ndaj babait të Almirit, Sedat Aliut, profesori Osman Kadriu e vlerëson si tentim që vrasësi Boban Iliç t’i shmanget përgjegjësisë.

Vet babi i Almirit, Sedati një ditë më parë tha se prokurorja e lëndës mundohet që atë ta paraqesë si dhunues e jo si viktimë i cili ka humbur edhe djalin katër vjeçar.

Prokuroria akuzon për dhunë babain e Almirit, Sedat Aliun, dhe dy të afërm të tij, vepër e cila parasheh dënim me burg prej tre muaj deri në tre vjet. Vrasja e vogëlushit Almir Aliut ndodhi më 25 qershor të vitit 2016.

 

Exit mobile version