Telegrafi

Nesër fillon testimi ekstern

Sesioni iq qershorit i testimit ekstern të nxënësve, për vitin 2015/2016, do të fillojë nga dita e nesërme, e deri më 11 qershor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Qendra e testimit shtetëro (QTSH) njofton se në këtë sesion do të përfshihen 178648 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, që do të testohen për 1972 tema të ndryshme.

Për shkak të regjistrimitë në shkolla të mesme, më 28 dhe 29 qershor, rezultatet e testimit ekstern do të shpallen fillimisht për nxënësit e 9 vjeçares, rpa më 13 qershor, kurse për të tjerët, rezultatet do të shpallen më 17 qershor./Telegrafi/