Telegrafi

Nesër fillon procedura gjyqësore kundër personit që sulmoi Sheqerinskën

Në Gjykatën Penale, nesër duhet të fillojë procedura gjyqësore kundër personit që sulmoi në Kuvend më 27 prill të këtij viti ministren aktuale të Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për personin që e tërhoqi për floke Sheqerinskën më 27 prill si dhe i njëjti person i cili ndaj saj hodhi këmbëzat metalike të kamerës.

Përndryshe më 27 prill 2017, në ditën kur u zgjodh kryeparlamentar Talat Xhaferi, protestuesit e dhunshëm nga ‘Tvrdokorni’ u futën në Kuvend dhe sulmuan deputetët e LSDM-së si dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. /Telegrafi/