Nga 21 korriku për tri netë rend Prishtina do të jetë qendra e artit, teknologjisë dhe veçanërisht e muzikës.
Nata e parë ku do të performojë Bushido do të jetë kulmore, e aty nuk do të mungojnë as artistë eminente të skenës vendore.
Në natën e dytë më 22 korrik do të performojë Joris Voorn ashtu sikurse yje tjera në manifestin e pa parë të muzikës elektronike, shkruan Telegrafi.
Nata e trete do të jetë çmenduri e rokut me performime të Polyester, Troja dhe Jericho, krahas bendeve tjera lokale.
Vendi ku do të mbahet festivali është ambienti piktoresk në parkun e Gërmisë.
Më poshtë gjeni lokacionet ku mund t’i bleni biletat: