Kompania Sadriç MC pas hulumtimit dyvjeçar, nesër fillon me ndërtimin e kompleksit të saj të minierave në Kazandol, Vallandovë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo është hera e parë pas 40 vjetëve që në Maqedoni të ndërtohet minierë. Investimi është anglez dhe është vlerësuar me 35 milionë euro, ndërsa në shtatë vitet e para priten të ardhura 135 milionë euro ose rreth 20 milionë euro në vit.
Në Kazandol janë konfirmuar rezerva prej 33 milionë tonë sasi xehesh. Deri tani janë konfirmuar 20 vjet eksploatim. Kapaciteti i minierës është 4.000 tonë banër katod. Do të instalohet teknologji bashkëkohore nga kompania finlandeze ‘Auteki’, e cila nuk do të ketë ndikim negativ në mjedisin jetësor.
Në fabrikën që do të ndërtohet kompleksi do të angazhohen 100 persona, kurse në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë në gjithë kompleksin do të angazhohen 250 persona. Ky projekt pritet të ketë ndikim pozitiv në rajon, por edhe për shtetin.