Site icon Telegrafi

Nesër Fillon Konferenca më e Madhe e Marketingut Digjital në Rajon, GrowthTank!

Edicioni i katërt i GrowthTank, do të filloj nesër nga ora 10:00 në Klan Arena.

Tema e këtij viti, “Generation of AI”, do të fokusohet në ndikimin e Inteligjencës Artificiale në transformimin e strategjive të marketingut, revolucionin e krijimit të përmbajtjes dhe analizën e të dhënave.

Ky edicion ka grumbulluar ekspertë dhe liderë të industrisë nga mbarë bota, përfaqësues të kompanive të njohura si Google, Hyperice, Prada, Ferrari dhe Amazon, të cilët do të ndajnë me të pranishmit përvojat dhe njohuritë e tyre në fushën e marketingut digjital.

 

Prezantimet kryesore do të mbahen nga emra të njohur të industrisë si: Matt Navarra, Georgia Lewis Anderson, Krishna Vadakattu, Andres Gimeno, Davide Colla, Bonart Ajvazi dhe Yll Limani.

Më 9 nëntor, në ditën e dytë të konferencës GrowthTank, do të organizohen dy punëtori: “From Data to AI” në hapësirat e Innovation Center Kosovo (ICK), e drejtuar nga Remzi Kurshumliu, dhe “AI as a Creative Partner” në Tech Park Prishtina, me Dr. Steffen Schmidt.

Për më shumë detaje rreth konferencës, ju lutemi vizitoni:growth-tank.com

Exit mobile version