Telegrafi

Nesër fillon Forumi i Davosit, mbi 100 burrështetas marrin pjesë – masat e  rrepta të sigurisë i ndërmerr policia zvicerane

Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror fillon nesër në Davos nën moton “Rindërtimi i besimit”.

Në këtë takim, policia zvicerane ka ndërmarrë masat “ekstreme” të sigurisë, ku në këtë takim do të marrin pjesë mbi 100 përfaqësues të vendeve, organizata të mëdha ndërkombëtare, përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë dhe përfaqësues të rinjve dhe mediave, transmeton Telegrafi.

Në këtë takim pritet të flasin para të pranishmëve në fjalimin hapës, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen si dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Të martën do të zhvillohet edhe debati për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Ky samit do të zgjasë deri më 19 janar.

Konsiderohet si një prej forumeve më të rëndësishme, ku marrin pjesë edhe pronarët e kompanive që arkëtojnë miliarda dollarë në vit. /Telegrafi/