Site icon Telegrafi

Nesër fillon deklarimi i pasurisë për zyrtarët e lartë publik

Të enjten fillon zyrtarisht procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, të cilët në përputhje me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtarë janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre pranë Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit, ka treguar se njoftimi u është dërguar të gjithë zyrtarëve publik.

“Drejtori i Agjencisë Shaip Havolli u ka bërë atyre thirrje që, në përputhje me afatet ligjore, të plotësojnë dhe dorëzojnë formularët e deklarimit të pasurisë dhe ka shprehur zotimin se Agjencia Kundër Korrupsionit është e hapur për të bashkëpunuar me të gjithë zyrtarët në fjalë në mënyrë që procesi njëmujor i deklarimit të pasurisë të përfundoj me sukses. Sipas depozitave ligjore, deklarimi i rregullt i pasurisë fillon nga data 1 mars dhe mbyllet më 31 mars. Deklarimit të pasurisë i nënshtrohen të gjithë zyrtarët e lartë publik, me përjashtim të atyre që kanë deklaruar pasurinë me rastin e marrjes së detyrës pas datës 1 janar të këtij viti”, theksohet në njoftimin e AKK-së. Mos deklarimi apo deklarimi i rrejshëm i pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik përbën vepër penale që sanksionohet me dispozitat e Kodit Penal (neni 437 Pikat 1 dhe 2). /Telegrafi/

Exit mobile version