Nesër më 15 dhjetor në Prishtinë do të shënohet edicioni i 9-të i mini maratonës “Vrapo Babadimër”.
Programi fillon nesër, më 15 dhjetor, në ora 12:00 në Sheshin “George Bush”, ndërsa vrapimi/marshimi nis në ora 13:00 nga Sheshi “Zahir Pajaziti”.
🎄 Fryma festive dhe kauza humane:
Mijëra “Babadimra” pritet të bashkohen këtë vit për të sjellë gëzim dhe për të mbështetur një kauzë të rëndësishme humanitare.
Si të siguroni kostumin tuaj:
Nëse ende nuk e keni marrë kostumin e Babadimrit, mos u shqetësoni! Mund ta siguroni pranë Hotel Grandit deri sonte, ora 23:00.
Këtë vit, maratona bëhet edhe më e veçantë me pjesëmarrjen e kampionit të vrapimit, Albion Ymeri, i cili me përkushtimin dhe energjinë e tij është frymëzim për të gjithë.
Vlenë të përmendet se të gjithë ata që festojnë me kostum të babadimrit mund të udhëtojnë falas me autobusët e trafikut urban.
🎉 Ftoni miqtë dhe familjen:
Ejani, festoni, dhe kontribuoni së bashku në këtë ngjarje të jashtëzakonshme. Le të mbushim rrugët e qytetit me dashuri, buzëqeshje dhe shpirt festiv.