Të mërkurën pritet të bëhet falja e gjakut të nëntëvjeçarit Ylber Malaj që u vra më 23 dhjetor të vitit të kaluar në qendër të fshatit Strellc.
Lajmin për media e ka bërë të ditur Zyra e Informimit në Komunën e Deçanit.
“Ju njoftojmë se të mërkurën më 02 nëntor 2016 në ora 11:30 në Sallën e Konferencave në objektin e Komunës së Deçanit do të behet falja e gjakut mes dy familjeve Malaj-Lufaj nga Strellci i Epërm dhe Strellci i Ulët të Deçanit,” thuhet në njoftimin e kësaj zyreje.
Zyra e komunës bën të ditur se në ceremoninë e pajtimit do të marrë pjesë kryetari i Deçanit Rasim Selmanaj, klerikë fetarë dhe qytetarë.
Ylber Malaj u vra nga një breshëri plumbash në drejtim të një lokali në fshatin Strellc të Deçanit.