Telegrafi

Nesër është “Dita e Steve Jobs”

Sipas një cicërime të postuar nga Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown thuhet  se “Këtë të diel, (16 tetor) do të jetë Dita e Steve Jobs në shtetin e artë”.

Në të njëjtën ditë do të mbahet edhe një shërbim përkujtimor nga Apple Inc, ku banorët e Silicon Valley, së bashku me një elitë të njerëzve të teknologjisë do të jenë të ftuar për të festuar jetën e Steve Jobs, bashkë me ata që ishin personalisht të afërt me vizionarin e teknologjisë. 

Një zëdhënës i Apple ka deklaruar tashmë se kjo do të jetë një mbledhje private, e ngjashme me ngjarjen e cila do të mbahet tri ditë më vonë vetëm për punonjësit e e kompanisë Apple, në kampusin e kompanisë në Cupertino.

Kjo festë, megjithatë ndoshta është një mënyrë që të gjithë të bashkohen për të vajtuar humbjen e një njeriu, që disa e kanë krahasuar me Albert Einstein apo Henry Ford, si dhe për të festuar jetën e mahnitshme që ai e ka jetuar, në të cilën ai ka kontribuar që t’i ndryshojë edhe jetët tona dhe botën e teknologjisë. / Telegrafi /