Nesër rajonin e Ballkanit në përgjithësi, duke përfshirë edhe Kosovën, do ta përshkojë një valë e fortë e të ftohtit e shoqëruar me reshje bore.
Reshjet e borës, erërat e forta dhe temperaturat e ulëta do të krijojnë një shtresë të akullt në rrugët e pjesës jugore të Ballkanit, kurse era do të arrijë shpejtësinë deri në 60 kilometra në orë.
Temperatura më e ulët nesër pritet të jetë -19 gradë celsius, kurse më e larta -8 gradë. Do të ketë edhe reshje bore.
Ndryshe, sonte Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se janë bllokuar rrugët Glloboçicë-Tetovë, e cila e lidh Kosovën me Maqedoninë dhe rruga tjetër Brezovicë-Prevallë.