Telegrafi

Nesër e pasnesër, reduktime të ujit në Lagjen e “Muhaxhirëve”

KUR ”Prishtina” njofton konsumatorët e lagjes ”Muhaxhirët” në Prishtinë, se nesër dhe pasnesër, përkatësisht më 28 dhe 29 prill, e martë dhe e mërkurë, duke filluar nga ora 09:00-16:00 do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Me ndërprerje të furnizimit me ujë do të jenë më konkretisht këto rrugë të kësaj lagje: ”Bedri Shala”, “Sokol Sopi”, “Abdyl Frashëri” dhe rruga e “Kaçanikut”.

“Shkak i kësaj ndërprerje uji, janë sërish punimet teknike-vendosja e kyçjeve të reja shtëpiake në lagjen e lartcekur”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/