Iniciuesi i peticionit për lejimin e Tërheqjes së Trustit, Adnan Jashari ka thënë se nesër (e premte) rreth orës 10:00 do të dorëzohet në Kuvend peticioni.
“Dua të ju njoftoj edhe njëherë, që nesër në ora 10:00, së bashku me të gjithë vullnetarët që kanë kontribuar për Peticionin e Trustit, do t’i dorëzojmë nënshkrimet për Peticionin – Nismen Legjislative Qytetare për Projektligjin për Trustin në Kuvendin e Kosovës”, ka njoftuar Jashari në Facebook.
“Ndërsa në orën 13:00, takohemi me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe ia dorëzojmë formën e Projektligjit të Trustit për riprocedim në Kuvend”.
Ndryshe janë rreth 21 mijë e 500 persona që kanë nënshkruar këtë peticion./Telegrafi/