Site icon Telegrafi

“Nesër do të jetë festë basketbolli”

Prishtinasit pas fitores së madh ditë më parë kundër KK Kumanovo, nesër do të sprovojnë forcat me skuadrën nga Bullgaria, Balkan.

Bardhekaltërit ka disa ditë që kanë nisur përgatitjet për këtë sfidë, e që është ndeshja e parë zyrtar ndeshje ndërkombëtare që luhet në kryeqytetin e Kosovës.

Drejtori i Sigal Prishtinës, Florian Miftari, i ka thënë KosovaPressit, se përgatitjet për këtë ndeshje po shkojnë mjaft mirë. Sipas tij, më kohë gjithçka do të jetë gati për superndeshjen e nesërme ndaj ekipi bullgar.

“Përgatitjet po shkojnë mjaft mirë dhe jam i bindur se gjithçka do të jetë gati me kohë. Është ndeshja e parë ndërkombëtare zyrtare që luajmë në Prishtinë dhe natyrisht se po mundohemi që të organizohemi sa më mirë që është e mundur. Mendoj se ne do të organizohemi më mirë se Kumanova e Kuzov”, ka thënë Miftari.

Ai premton se nesër do të jetë një atmosferë fantastike. Sipas tij, do të jetë një festë basketbolli. Miftari thotë se Sigal Prishtina është e përgatitur për fitoren e dytë në Ligën Ballkanike.

“Mendoj se nesër do të jetë një festë basketbolli. Atmosfera do të jetë fantastike. Ndërkohë, që edhe skuadra është e përgatitur mirë për duelin me ekipin bullgar. Sigal Prishtina edhe para fitores kundër Kumanovës ka qenë e motivuar për garat e Balkan Ligës, por tashmë pas fitores së parë motivi është edhe më i madh dhe besoj se do të fitojmë edhe ndeshjen kundër Balkan të Bullgarisë”, ka theksuar Miftari.

Ndeshja ndërmjet Sigal Prishtinës dhe skuadrës bullgare, Balkan luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë dhe nis në orën 17:30. /Kosovapress/Telegrafi/ 

Exit mobile version