Telegrafi

Nesër disa lagje pa ujë në Prishtinë

Për shkak të punimeve në tubin magjistral Albanik-Prishtinë , Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KUR), “Prishtina” njofton se nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona.

“KUR”Prishtina” njofton të gjithë konsumatorët të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga Fabrika e përpunimit të ujit në Batllavë, se të enjten, 4 qershor 2015, e enjte, do të ketë çrregullime të furnizimit me ujë për këto zona:qyteti i Prishtinës me lagjet” Qendra e qytetit”, “Dardania”, “Lakrishte”, “Kalabria”, “Arbëria”, “Kodra e Trimave”, “Zona industriale”, fshati ”Shkabaj”, qyteti i Obiliqit me fshatrat përreth dhe një pjesë e Fushë Kosovës”, thuhet në njoftim.

KUR”Prishtina”-sh.a. njofton po ashtu se do t’i monitorojë nivelet e rezervuarëve siç janë: rezervuari në Arbëri, Kodër, Shkabaj, që konsumatorët zonave të lartëcekura në orët e para të mëngjesit si dhe pasdite të kenë konsum të ujit, pasi që gjatë ditës do të ndalet prodhimi nga fabrika e Batllavës, dhe koha e sanimit do të jetë diku rreth 6 orë.

Shkak i punimeve në gypin magjistral Albanik-Prishtinë janë manipulimet e shpeshta të qytetarëve me valvola dhe punimet e ndryshme nga kompani të ndryshme private, që bëhen në afërsi të tubit magjistral.

KUR “Prishtina” bënë apel te të gjithë qytetarët, që çfarëdo problemi që mund të kenë, t’i njoftojnë autoritetet e Ujësjellësit dhe mos të prekin asnjë gyp apo valvolë që mund të lërë shumë zona pa ujë të pijshëm, rast konkret, pa ujë qe pothuajse 10 ditë janë fshatrat e komunës së Podujevës.

KUR “Prishtina” njofton se çdo abuzim me gypat e ujësjellësit është vepër penale./Telegrafi/