Site icon Telegrafi

Haziri: Nesër dihet lista e finalizimit të personave me kontakt si pasojë e rikthimit të COVID-19 në Gjilan

Komuna e Gjilanit ka regjistruar sot 20 raste të reja me coronavirus, duke çuar kështu totalin në 134.

Kryetari i kësaj komune Lutfi Haziri ka thënë se rastet e reja janë kontakte fizike.

Ai ka bërë të ditur se nesër dhe pasnesër pritet të dihet lista e finalizimit të personave me kontakt si pasojë e rikthimit të infeksionit brenda territorit të komunës së Gjilanit.

“Për Komitetin e Emergjencave, burimet janë të njohura si dhe personat. Kërkohet në mënyrë rigoroze respektimi i masave që çon në vetizolim dhe distancë sociale. Ju lutem, përshtatini masave mbrojtëse dhe kujdesu për vete e familjen”.

“Virusi COVID-19 është i panjohur dhe lufta ndaj tij po bëhet e vështirë, por nuk guxon të na mposhtë”, ka shkruar Haziri në Facebook.

&

Exit mobile version