Site icon Telegrafi

Nesër dhe pasnesër regjimi i posaçëm i trafikut në Shkup – vjen kryetari i Kuvendit të Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se më 12.12 dhe 13.12.2022 (e hënë dhe e martë) Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës do të arrijë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Për këto arsye, SPB Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët në zonën më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit.

MPB apelon që të gjithë qytetarët pjesëmarrës në trafik t’u binden urdhrave të punonjësve të uniformuar të policisë.

Exit mobile version