Telegrafi

Nesër dhe pasnesër në Maqedoni do të mbajë mot jostabil, temperaturat e larta rikthehen në fundjavë

Të enjten , kryesisht në pjesët perëndimore, ndërsa të premten në disa vende në vend do të ketë paraqitje të shiut të dendur, bubullima dhe erë të fortë, lokalisht në formë stuhie, posaçërisht të premten.

Gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare.

Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu përgjatë Vardarit.

Temperaturat minimale do të jenë në intervalin nga 12 deri 23, ndërsa ato maksimale nga 30 deri 39 gradë.