Site icon Telegrafi

Nesër dhe pasnesër bllokohet rruga Prishtinë – Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të jetë në asistencë të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) më datë 26 dhe 27 gusht në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë , respektivisht në hyrje të fshatit Arllat.

Asistenca policore do të konsistojë në mbështetjen e KOSTT-it përgjatëkalimit – transportit të përçuesve në segmentin rrugor në vendkalimin e fshatit Arllat, me ç ‘rast do të jetë e nevojshme mbyllja e rrugës magjistrale Prishtinë – Pejë,respektivisht hyrje-dalja e autostradës “Ibrahim Rugova” në intervalet kohore të poshtëshënuara:

E mërkure, datë 26.08.2015, në tri intervale të shkurtra kohore:

Ora 09:00 – 09:15

Ora 12:00 – 12:15

Ora 14:00 – 14:15

E enjte, datë 27.08.2015, në dy intervale të shkurtra kohore:

Ora 09:00 – 09:15

Ora 12:00 – 12:15

Policia nëpërmjet një komunikate njofton qytetarë të cilët këto dy ditë në këto intervale kohore shfrytëzojnë këtë rrugë, të kenë parasysh vonesat që mund të shkaktohen për shkak të bllokimit të rrugës. /Telegrafi/

Exit mobile version