Telegrafi

Nesër bëhet varrimi i dy vëllezërve Arifaj që humbën jetën tragjikisht në Gjermani

Dy vëllezërit Arifaj nga Deçani të cilët humbën jetën pas një aksidenti tragjik në Gjermani, do të varrosen nesër.

Lajmin për varrimin e tyre e ka bërë të ditur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj i cili njëherësh ka thënë se ceremonia e varrimit do të organizohet nga Institucionet Lokale të Deçanit.

“Të dashur qytetarë,
Ju njoftoj se, nesër ditë e premte, në ora 15:00, do të bëhet varrimi i Hasan dhe Blerian Arifaj , në varrezat e fshatit Ratish i Epërm. Ceremonia e varrimit do të organizohet nga Institucionet Lokale të Deçanit. Ngushëllime familjes Arifaj dhe të gjithë̈ qytetarëve për humbjen tragjike”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

Dy vëllezërit Hasan Arifaj, 17 vjeç, dhe Blerian Arifaj, 13 vjeç, humbjen jetën tragjikisht ditën e martë.

Tragjedia e rëndë ndodhi në Bruckberg afër Münchenit të Gjermanisë. Dy vëllezërit u goditën nga një tren, që po kalonte në qytetin ku ata jetonin. /Telegrafi/