Site icon Telegrafi

Nesër bëhet tërheqja e shorteve për renditjen e subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon nesër tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 11 qershor 2017.

Tërheqja e shortit bëhet në ora 11:00, në njërin ndër hotelet në Prishtinë.

Në këto zgjedhje marrin pjesë 26 subjekte politike. /Telegrafi/

Exit mobile version