Site icon Telegrafi

Nesër bëhet përurimi i Qendrës Nacionale ‘Judo’ në Pejë

Kanë përfunduar të gjitha punimet dhe nesër do të bëhet përurimi i qendrës nacionale ‘Judo’ në Pejë.

Ka qenë Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit që ka njoftuar se qendra e xhudos në Pejë do të përurohet nesër.

Në përurimin e Qendrës Nacionale do të marrin pjesë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Kryeministri Albin Kurti, Kryetari Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Federatës së Xhudos së Kosovës dhe shumë personalitete e mysafirë tjerë vendorë e ndërkombëtarë.

Njoftimi i plotë nga MKRS:

Të nderuar/a përfaqësues/e të mediave,

Nesër (28.09.2021), duke filluar prej orës 11:00, do të organizohet ceremonia përuruese e Qendra Nacionale të Xhudos në Pejë.

Në përurimin e Qendrës Nacionale do të marrin pjesë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Kryeministri Albin Kurti, Kryetari Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Federatës së Xhudos së Kosovës dhe shumë personalitete e mysafirë tjerë vendorë e ndërkombëtarë.

Lokacioni Qendrës Nacionale të Xhudos: Lagjja Tabjet, Pejë

Bashkëngjitur gjeni edhe Agjendën e ceremonisë përuruese. /Telegrafi/

Exit mobile version