Sekretari organizativ i LR-PDSH-së, Arben Taravari, me një postim në Facebook ka paralajmëruar për nesër bashkimin e opozitës shqiptare në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Taravari paralajmëron se LR-PDSH, Uniteti dhe RDK prej nesër do të ecin në një rrugë, që ai e quan rruga e fitores.
”Ne nuk jemi një parti, ne jemi një familje, një mision, ne jemi skuadra e re, ajo që do fitojë të drejtat e shqiptarëve!” shkruan Taravari në mes tjerash./Telegrafi/