Gazzetta dello Sport shkruan se Walter Mazzarri mund të shkarkohet nëse Napoli ofron një tjetër paraqitje zhgënjyese kundër Barcelonës në Ligës e Kampionëve.
Napoli po paraqitet si kampioni më i keq i Serie A në gati 60 vjet dhe vendimi për të zëvendësuar Rudi Garcian me Walter Mazzarrin në nëntor nuk ka dhënë rezultat.
Napoli u ndal në barazim 1-1 nga Genoa e Alberto Gilardinos të shtunën, kështu që tifozët në “Stadio Maradona” shanë lojtarët dhe trajnerin Mazzarri pas fishkëllimës së fundit.
Napoli do të presë Barcelonën në ndeshjen e parë të raundit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve të mërkurën dhe sipas Gazzetta dello Sporr, është shansi i fundit i Mazzarrit për të shpëtuar punën e tij.
Sipas këtij mediumi, Walter Mazzarri mund të shkarkohet nëse ekipi i tij ofron një tjetër paraqitje zhgënjyese kundër gjigantëve të La Ligës javën e ardhshme.
Mazzarri ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit dhe pritet të largohet në qershor, pavarësisht nga pozita përfundimtare e Napolit në Serie A.
Megjithatë, nëse ai shkarkohet pas ndeshjes së Barcelonës, ai mund të zëvendësohet nga ish- trajneri i Milanit dhe Sampdorias, Marco Giampaolo, i cili, sipas Gazzetta dhe DAZN, është një opsion për kampionët në fuqi të Serie A si trajner i përkohshëm. /Telegrafi/