Anketa e “Channel 12” të Izraelit zbulon se koalicioni nën udhëheqjen e Benjamin Netanyahu, i cili fitoi 64 vende në zgjedhjet e muajit nëntor të vitit të kaluar, do të bie në vetëm 45 vende nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot. Knesset ka 120 anëtarë, shkruan The Times of Israel.
Sipas anketës, partitë që janë qartazi kundër liderit aktual izraelit, të quajtura “partitë e ndryshimit”, do të fitonin 70 vende, ndërsa pesë vendet e mbetura do të iu përkisnin aleancës Hadash-Taal.
Hulumtimi tregon se Partia e Unitetit Kombëtar të Benny Gantz do të fitonte 36 vende, një shifër e konsiderueshme më e lartë sesa 17 vendet e Likudit të Netanyahut.
“Channel 12” pranoi se është e pazakontë të zhvillohet një ankete zgjedhore gjatë luftës. Ata vunë re se zakonisht popullariteti i kryeministrave, ose udhëheqësve në përgjithësi, rritet gjatë luftës, ndërsa ky hulumtim tregon të kundërtën. Anketa u krye me 502 persona ndërsa margjina e gabimisht ishte 4.4 për qind.
Anketuesit gjithashtu kontrolluan se çfarë do të ndodhte nëse ish-kryeministri, Naftali Bennett do të kthehej në politikë si kreu i një partie.
Sipas tyre, në këtë rast, Uniteti Kombëtar do të fitonte 25 vende, ndërsa Likudi dhe Partia e Bennett do të fitonin nga 17 vende secila.
Pyetjes se kush është kryeministri i tyre i preferuar, qytetarët iu dhanë përparësi Gantzit në krahasim me Netanyahun me 41-25 për qind. /Telegrafi/