Mjekët e quajnë hiperplazi beninje të prostatës ose BPH, por gjerësisht njihet si zmadhim i prostatës
Meshkujt me faktor më të lartë risku ndaj këtij problemi janë burrat mbi 60 vjeç, ata që vuajnë nga diabeti, sëmundjet e zemrës ose kanë një histori familjare të prostatës.
Më poshtë do të lexoni për ushqimet që duhen shmangur nga personat me prostatë të zmadhuar.
Mishi i kuq
Autoritetet shëndetësore shprehen se një prostatë e zmadhuar lidhet me një dietë shumë të pasur me mish të kuq. Limitoni sasinë e mishit të kuq dhe zëvendësojeni me mishin e pulës, gjelit të detit dhe peshqve me yndyrë.
Ushqimet e yndyrshme
Shkencëtarët pohojnë se një dietë e pasur në lëndë të yndyrshme mund të ndikojë në zmadhimin e gjëndrës së prostatës. Kështu që meshkujve të predispozuar nga zmadhimi i prostatës u këshillohet një dietë e ulët në yndyra të ngopura.
Ushqime pikante
Ushqimet pikante janë të këndshme për nepsin tonë, por jo për gjëndrat e prostatës. Çdo gjë pikante mund të shkaktojë acarim të fshikëzës. Në të njëjtën mënyrë, edhe ushqimet acide shkaktojnë acarim të fshikëzës. Kështu që sigurohuni t’i mbani larg për të shmangur nevojat urgjente për urinim ose vështirësitë në urinim.
Bulmeti
Duhet të zvogëloni ndjeshëm konsumin tuaj të produkteve të qumështit. Edhe pse nënproduktet e qumështit janë burime fenomenale të kalciumit dhe ulin rrezikun nga osteoporoza, ju duhet t’i limitoni. Përpiquni ta merrni kalciumin nga frutat e thata, arrat, bishtajat, salmoni e sardelet.
Alkooli dhe kafja
Ashtu si ushqimet pikante dhe acide, alkooli mund të shkaktojë acarim të gjëndrës së prostatës. Sidoqoftë, disa studime, alkooli mund të shkaktojë acarim të gjëndrës së prostatës. Sidoqoftë, disa studime sugjerojnë që sasi të moderuara të alkoolit mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të vuajtjes nga prostata në të ardhmen për meshkujt.
Ekspertët sugjerojnë që burrat me prostatë të zmadhuar duhet të kufizojnë ndjeshëm konsumin e kafesë. Kjo për shkak se kafeina mund të shkaktojë përkeqësim të simptomave. Përveç kafesë, pijet me kafeinë duhet të kufizohen gjithashtu. /Telegrafi/