Telegrafi

“Nëse vjen te Real Madridi, do ta dhuroj fanellën time” – Guti i dërgon mesazh Kvaratskhelias

Khvicha Kvaratskhelia është padyshim zbulimi i këtij sezoni në Serie A, me gjeorgjianin që pavarësisht se luan thjesht vitin e parë në elitën italiane, po ndihmon Napolin në rrugëtimin drejt titullit kampion.

Por ai ka një klub të zemrës dhe ai është Real Madridi, pasi kur ishte i vogël pëlqente ish futbollistin e kësaj skuadre, Gutin.

Së fundmi, legjenda e Los Blancos ka tentuar ta joshë 22-vjeçarin, duke i thënë se do t’i dhurojë fanellën e tij.

“Nëse vjen tek Real Madrid, atëherë do t’i dhuroj fanellën time”, ishin fjalët e Gutit.

 

Gjeorgjiani ka pasur një admirim për Gutin duke u shprehur se është dashuruar me futbollin pikërisht prej ish-futbollistit madrilen. /Telegrafi/