Telegrafi

Nëse vjedhja e një televizori do të ishte e lehtë, hajdutë do të ishin të gjithë

Tre burra të maskuar tentuan të vidhnin një televizor nga një dyqan, por duket se kjo nuk ka funksionuar për ta. Për fat të mirë, kamerat regjistruan përpjekjen e tyre.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar përpjekjen më të egër për vjedhje ndonjëherë.

Një nga tre burrat e maskuar fillimisht luftoi për heqjen e televizorit nga muri dhe përdori duart dhe këmbët për ta shkëputur atë, por kot, transmeton Telegrafi.

Një ‘vjedhës tjetër’ donte ta ndihmonte, por para se të hynte në dyqan, ai nuk arriti ta thyente xhamin me trupin e tij.

Ndihmësi i tretë gjithashtu u përpoq të hynte në dyqan, por ra në dysheme, sepse ai nuk u hodh mjaftueshëm lart mbi xhamin e thyer.

Vetëm përmes punës ekipore ata mundën të nxirrnin televizorin nga dyqani. /Telegrafi/