Femrat shpesh nuk i kuptojnë sjelljet e meshkujve, andaj jo rrallë janë të hutuara me veprimet e tyre
Dikur femrave u dukej që meshkujt u vardiseshin, së paku ashtu i interpretonin veprimet e tyre, dhe pastaj mbeteshin të habitura kur kuptonin që kanë gabuar dhe që gabimisht kanë interpretuar sjelljen e tyre.
Njëra ndër dilemat më të shpeshta të femrave që ka të bëjë me meshkujt është se atyre a u pëlqejnë ato apo jo, transmeton Telegrafi.
Fatkeqësisht, shumica e femrave kanë vlerësuar tërësisht gabim se a u pëlqen ndonjë mashkulli apo jo, ndërkaq, nga ana tjetër, meshkujt në atë rast nuk janë të interesuar.
Për të mos pasur dilema se ai pëlqeni apo jo, këto janë shenjat që ju konsideron vetëm si mike.
1. Ju gjithmonë e para i lajmëroheni atij.
2. Kur ai diçka inicion, gjithmonë merr edhe dikë tjetër me vete.
3. Të tjerëve ju prezanton si mike të veten.
4. Para jush flet për femrat të cilat i pëlqejnë.
5. Përpiqet t’ju bashkojë me ndonjërin nga shokët e tij.
6. Kur jeni vetëm, kurrë nuk provon asgjë.
7. Haptas ju bën me dije që nuk jeni tip i tij.
8. Para jush flet për gjërat për të cilat nuk do të fliste para së dashurës.
9. Ju tregon për ish të dashurën për të cilën akoma vuan.
10. Ju pyet kur do të gjeni të dashur.
/Telegrafi/