Site icon Telegrafi

Nëse i vëni nën gjuhë këta dy përbërës drejtpërdrejt para gjumi, nuk do të jeni të lodhur

Gjumi i keq është i lidhur me probleme të shumta serioze shëndetësore, siç janë sëmundjet e zemrës dhe diabeti

Trupit tuaj i është e nevojshme sasia e mjaftueshme e gjumit, më së paku tetë orë, në mënyrë që të pushonit plotësisht.

Edhe pse ndoshta dëshironi të lexoni lajme në internet apo të shikoni disa episode të emisionit tuaj të preferuar drejtpërdrejt para se të flini gjumë, drita e fuqishme mund t’ju mbajë të zgjuar dhe, kjo shprehi do t’jua vështirësojë të bëni gjumë të shëndetshëm gjatë natës.

Pranda, shkyçja e televizorit dhe largimi nga kompjuteri një orë para se të shkoni në krevat mund t’ju jetë ndihmë e madhe, transmeton Telegrafi.

Pyesni se si të bëni gjumë të qetë gjatë natës?

Fatmirësisht, ekziston ilaçi natyral për gjumë të cilin shumica e njerëzve tashmë e ka në kuzhinë. Ai ilaç është kripa e Himalajeve.

Kripa e Himalajeve ka benefite të shumëfishta shëndetësore – përmirëson funksionin e gjëndrave mbiveshkore dhe ndihmon në humbjen e kilogramëve të tepërt.

Kjo kripë ngjyrë të trëndafiltë madje mund të ndihmojë edhe te rastet e depresionit, sepse rregullon nivelin e serotoninës në tru.

Gjithashtu, është treguar që kripa e Himalajeve ndikon në rregullimin e melatoninës, e cila është e domosdoshme për gjumë.

E gjitha që duhet të bëni është që në një kavanoz të përzieni pesë lugë mjaltë organik dhe një lugë kafeje kripë Himalaje.

Para se të shkoni në krevat, vendosni një sasi të vogël të kësaj tretjeje nën gjuhë.

Herën tjetër kur të keni probleme me gjumin, provoni këtë recetë të thjeshtë.

Do të na falënderoni kur të zgjoheni të pushuar. /Telegrafi/

Exit mobile version