Zgjedhjet e rregullta të përgjithshme në shtetin turk do të duhet të mbahen më 18 qershor të vitit 2023.
AKP-ja e presidentit Recep Tayyip Erdogan tash e mbi dekada është duke e dominuar politikë në Turqi.
Por, sondazhet e fundit tregojnë se opinioni i publikut ka ndryshuar dhe ka tkurrje të votave për të parin e shtetit, transmeton Telegrafi.
Organizata që merret me sondazhe, ORCA ka nxjerrë statistikat e fundit rreth partive të fundit.
Nëse do të mbaheshin zgjedhjet në këtë fundjavë AKP-ja ka përkrahjen e 32.1 për qind të votuesve, partia opozitare, CHP ka besimin e 25.3 për qind të votuesve potencial.
Iyi Parti, partia tjetër opozitare ka besimin e 12.7 për qind gjersa MHP-ja që mbështet qeverinë do të merrte 9.7 për qind të votave. Theksojmë se partia e kurdëve, HDP-ja do të merrte 7.9 për qind.
Ndryshe, Erdogan zgjedhjet e fundit i fitoi me 42.5 për qind të votave gjersa CHP-ja kishte 22.6 për qind. /Telegrafi/