Telegrafi

“Nëse starton ky futbollist, ata kurrë nuk do ta fitojnë titullin” – Jamie Carragher shpërthen ndaj Arsenalit

Legjenda angleze Jamie Carragher ka shpërthyer ndaj Aaron Ramsdale, përkundër se portieri anglez nuk luajti në derbin ndaj Tottenham Hotspur.

Arsenali u ndalë në barazim 2-2 në derbin londinez, teksa Carragher pas ndeshjes pa dhënë një deklaratë shumë interesante.

Carragher ka thënë se me Ramsdalen në portë, Arsenali nuk do ta fitoj kurrë Ligën Premier.

Lexo po ashtu Mikel Arteta flet rreth gjendjes së Declan Rice pasi ky i fundit u lëndua ndaj Tottenham

“Unë e kuptoj të kesh dy portierë me aftësi të ngjashme, e kuptoj mendërisht se mund të jetë një problem për portierin”.

“Por me siguri nëse Mikel Arteta mendon se mund të ketë një portier më të mirë në ekip, ai duhet ta bëjë atë nënshkrim për ta bërë Arsenalin një ekip më të mirë”.

“David Raya është një portier më i mirë se Aaron Ramsdale , 100 për qind. Arsenali nuk do ta fitojë kurrë Ligën Premier me Ramsdale në portë, asnjë shans”.

“Ramsdale po luan për Arsenalin dhe ai nuk mund të hyjë as në Përfaqësuesen e Anglisë”, u shpreh Carragher.

Arsenali e huazoi portierin Raya nga Brentfordi dhe kanë një opsion blerje në fund të sezonit. Spanjolli ka luajtur në tre ndeshje në Ligën Premier dhe të gjithë në Londër janë të kënaqur me paraqitjet e tij. /Telegrafi/