Nëse Koreja e Veriut nis luftë me SHBA-në, ashtu siç kanë paralajmëruar, në front të ushtrisë amerikane thuhet se do të jetë më shumë se 37 mijë ushtarë
Ushtarët amerikanë, të udhëhequr nga Gjenerali Vincent Brooks, i cili po qëndron në flotën e dërguar nga SHBA-ja në në afërsi të Koresë, gjegjësisht në ujërat e Paqësorit, do të jetë në krye të kësaj lufte të mundshme, shkruan NBC News.
Mediat amerikane thonë se mundësia e shpërthimit të luftës midis SHBA-së dhe Koresë Veriore është e madhe dhe se kjo luftë mund të shpërthejë gjatë këtij vikendi, transmeton Express.
37,500 ushtarë, marinarë dhe ushtarë ajror, do të jenë pjesëmarrës në luftën e mundshme me Korenë Veriore.
Mes tensioneve të larta në zonë, ku SHBA-a ka vendosur flotën më të fuqishme të tyre të Paqesorit në ujërat e Koresë së Jugut, regjimi i Kim Jong-Un ka zhvilluar paraditen e sotme një ndër paradat më të mëdha të viteve të fundit duke shpalosur të gjithë arsenalin ushtarak të tyre, përfshirë edhe raketat “Taepodong-2” me një rreze veprimi rreth 6,700 km.
Ndërkohë, Kina ka dërguar rreth 150 000 ushtarë në kufi me Korenë e Veriut, në pritje të përshkallëzimit të situatës.
Koreja e Veriut iu ka përgjigjur SHBA-së se nëse merr ndonjë veprim, ata do t’i përgjigjen me “forcë të pakthyeshme”, derisa në anën tjetër SHBA’ja, është vendosur në ujërat e Paqësorit dhe ka paralajmëruar vendin për testet e saj të armëve bërthamore – për të cilat Koreja nuk e ka ndërmend të ndalet.
https://www.youtube.com/watch?v=_wIvJXWj3Es