Ole Gunnar Solskjaer duket se i ka orët e numëruara te Manchester United.
Pas humbjes 5-0 në shtëpi ndaj Liverpoolit të dielën e javës që shkoi, trajneri norvegjez ka vënë në rrezik punën e tij.
Solskjaer raportohet se mund të zëvendësohet nga Antonio Conte, që aktualisht është i papunë, pas largimit nga Interi në verën e këtij viti.
Ish-sulmuesi i Ligës Premier, Jan Aage Fjortfot, ka thënë se Solskjaer mund ta marrë stolin e Norvegjisë, menjëherë pas shkarkimit.
“Solskjaer do shkarkohet. Pastaj do marrë pak kohë dhe do jetë pasuesi i Solbakken si përzgjedh i kombëtares së Norvegjisë”, ka thënë ai.
Gjatë kësaj jave do të përcaktohet e ardhmja e norvegjezit dhe besohet se do të shkarkohet para ndeshjes me Tottenhamin. /Telegrafi/