Telegrafi

Nëse shënon ndaj Barcelonës – Suarez planifikon të festojë si kundërpërgjigje për bordin katalunas

Luis Suarez ka zbuluar se në rast se shënon në muajin e ardhshëm ndaj Barcelonës, atëherë do të festonte si çdo gol të tijën.

Sulmuesi uruguaian u larguar nga Blaugranasit në muajin gusht, për të kaluar më pas te rivali nga La Liga, Atletico Madridi.

Suarez ishte i detyruar të largohej nga Camp Nou, pasi ka zbuluar se ishte dëshira e bordit të klubit dhe jo e Ronald Koemanit.

“Në një intervistë për Mirror, sulmuesi ka thënë: “Nuk do të shënoja për inatin ndaj bashkëlojtarëve apo për të tifozëve, mirëpo atë do ta bëjë kundër bordit”.

“Kam kaluar gjashtë vite aty dhe mendoj se kam fituar respekt. Do të duhej të isha njoftuar nga bordi i klubit dhe jo ta mësoja të ardhmen time në media”.

“Trajneri Ronald Koeman erdhi dhe më tha se nuk llogaritë në mua, pasi kjo ishte kërkesë më shumë e klubit”, ka shtuar më tej Suarez.

Uruguaiani do të përballet me ish-skuadrën e tij, Barcelonën më 22 nëntor, në Wanda Metropolitano dhe në rast se shënon, do të shikojmë se si do të festojë sulmuesi. /Telegrafi/