Tensionet ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë për shkak të përdhosjes së flamurit kroat nga kryekrimineli radikal serbe Voisllav Sheshel, mund të çojë në tërheqjen e ambasadorit të Kroacisë nga Beogradi.
Gazeta kroate Veçernji list shkruan se Kroacia, para shpalljes së Ministrit të Mbrojtjes Aleksandar Vulin person të padëshiruar, është konsultuar me aleatët.
Siç thuhet, Zagrebi zyrtar, nëse nga Serbia do të vijnë masat reciproke, “kjo do të përcillet me hapa të ri diplomatikë”.
“Gjëja e vetme që i mbetet Zagrebit në rast se Serbia shpall dikë të padëshiruar nga ministrat kroatë, siç kërcënon Beogradi, momentalisht do të jetë tërheqja ambasadorit Gordan Bakota për konsultime”, shkruan gazeta. /kp/Telegrafi/