Telegrafi

Nëse Reali i humb tri ndeshjet e radhës – Mou duhet të shkojë

Mbretërit i zhvillojnë dy ‘el Clasico’ radhazi (një në Kupën e Mbretit dhe një në La Liga) dhe pastaj udhëtojnë në Old Trafford për ta zhvilluar ndeshjen e kthimit ndaj Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve (ndeshja në Bernabeu përfundoi 1-1).

Humbja në të tria këto ndeshje do të nënkuptonte fundin e sezonit për Los Blancos.

“Nëse Madridi përjashtohet nga gjithçka këto javë, Casillasi bëhet figurë (kyçe) dhe Mourinho duhet të largohet”.

“Futbolli i ka këto rregulla, të cilat vlejnë për të gjithë. Abuzimi si trajner mund të lejohet vetëm kur je kampion”.

“E gjitha fuqia të jepet vetëm për sukses, ajo nuk të takon kur nuk fiton dhe nuk triumfon”, ka deklaruar Menotti për Grada360. /Telegrafi/