Telegrafi

“Nëse Real Madrid nuk do më kishte shkarkuar, unë do ta fitoja La Ligan”

Trajneri spanjoll, Rafael Benitez, që aktualisht drejton ekipin nga Championship, Newcastle United, është rikthyer sërish për të folur në lidhje me aventurën e tij tek Real Madrid, duke dhënë disa fraza mjaft interesante.

Ndër të tjerash, Rafa ka përmendur edhe garën e kampionatit spanjoll, për të cilën është i bindur se po të mos shkarkohej ai do ta fitonte atë.

“Nëse Real Madrid nuk do më kishte shkarkuar, unë do ta fitoja La Ligan”, theksoi Benitez.

Rafa morri drejtimin e Realit në Qershor të vitit 2015, ndërkohë u shkarkua në Janarin e vitit 2016, për tu zëvendësuar më pas nga Zidane që fitoi Championsin.