Nëse Qeveria Hoti merr besimin e deputetëve në Kuvend, në Grupin Parlamentar të LDK-së do të ketë tri ndryshime.
LDK sot ka publikuar emrat e kandidatëve për ministra në Qeverinë Hoti.
Driton Selmanaj do ta ketë postin e zëvendëskryeministrit.
Derisa Anton Quni, Besian Mustafa e Vlora Dumoshi do të mbajnë pozitat që kanë pasur edhe në Qeverinë Kurti, Agim Veliu do të kthehet në krye të Ministrisë së Brendshme ndërsa Hykmete Bajrami do të kalojë në krye të Ministrisë së Financave.
Arban Abrashi do të merr drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës ndërsa Armend Zemaj do të jetë ministër i Shëndetësisë.
Në bazë të një vendimi qeveritar ministri apo zëvendëskryeministri nuk mund të mbajnë edhe pozitën e deputetit në Kuvendin e Kosovës prandaj në grupin parlamentar të LDK-së do të bëhen tri ndryshime.
Kështu në vendet e Driton Selmanajt, Arban Abrashit dhe Armend Zemajt në Kuvendin e Kosovës do ta vijnë tre kandidatët e LDK-së për deputetë që pasojnë në listën zgjedhore në bazë të numrit të votave.
Këta kandidatë janë: Visar Hoti, Ismet Beqiri dhe Faton Bislimi./Telegrafi/