Telegrafi

Nëse qëndron Emery – Aubameyang dhe Lacazette pritet të largohen nga Arsenali

Arsenali po kalon nëpër një periudhë të vështirë në këtë sezon.

Skuadra londineze jo vetëm se po merr rezultate negative, ata po përballen edhe me një numër të lartë të largimeve nga lojtarët.

Sipas Daily Mail, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexander Lacazette janë të gatshëm të largohen nga The Gunners qysh në fund të këtij sezoni.

Dyshja nuk janë të kënaqur me Unai Emeryn dhe nëse spanjolli qëndron, atëherë sulmuesit do të largohen.

Lexo po ashtu Aubameyang shtyn bisedimet për kontratë të re, në pritje të Barcelonës

Francezi dhe gabonezi thuhet se po refuzojnë t’i vazhdojnë kontratat dhe qëndrimi i trajnerit aktual të bënte që ata të largohen qysh në maj.

Të dy lojtarë duan të luajnë në Ligën e Kampionëve, por Arsenali është aktualisht në pozitën e tetë në Ligën Premier dhe vështirë se mund të arrijnë në top katërshe me këtë formë. /Telegrafi/