Site icon Telegrafi

Nëse pranoni ftesë nga “Balena e kaltër” kontaktoni këtë person

Loja e rrezikshme “Balena e kaltër” e cila ka marrë jetën e më shumë se 140 fëmijëve në botë, tashmë është hasur edhe në Kosovë.

Administratori i kësaj loje madje po u dërgon mesazhe qytetarëve nëpër rrjete sociale që të luajnë këtë lojë përndryshe i pëson familja.

Pavarësisht që Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (ASHMDHP) në bashkëpunim në bashkëpunim me ISP-të kanë bllokuar faqet që lejon të shkarkohet kjo lojë, qytetarët kanë pranuar mesazhe të tilla, shkruan Indeksonline.

Në këtë foto, shihet se si administratori i kësaj loje ka shkruar një të riut që a dëshiron të luash lojën me 50 nivele nëse nuk dëshiron që familja të ju vdes.

Njohës i çështjeve për mbrojtjen e të dhënave personale, Mentor Hoxhaj, në një postim në facebook ka shkruar se lajmi se rreziku nga loja “Balena e kaltër” është evituar nga ASHMDHP është jo serioze dhe mosnjohje e problemit.

Ai u ka bërë thirrje prindërve të jenë të kujdesshëm dhe të marrin masat e duhura.

Ndërsa, ka sugjeruar që çdo kush që pranon mesazhe të tilla si në foto me poshtë të mos përgjigjen por të bllokojnë dërguesin dhe kopjojnë URL duke ia dërguar Hoxhajt.

“Te nderuar Miq! Disa fjale per lojen “Balena Blu”:1. Situata eshte mjaft shqetesuse dhe shume serioze per tu tallur me postime ne Facebook!2. Lajmi se rreziku eshte evitur, ngase ASHMDHP ne bashkepunim me ISPte kan marrur masat, është jo serioze dhe mosnjohje e problemit.3. Ju prinder te nderuar, duhet te jeni kujdeseshem dhe te merrni masat e duhura.
4. Nese pranoni mesazhe si ne foto, mos u pergjigjeni, bllokoni derguesin kopjoni URL dhe me dergoni” ka shkruar Hoxhaj në facebook.

Exit mobile version